Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen mbi 600 qytetarë

27.03.2021 / Kronika
Numri i të infektuarve me COVID-19 gjatë javës që po lëmë pas ka shënuar rritje të dukshme, duke e krahasuar me javët e kaluara.
Pavarësisht situatës së rënduar nga pandemia, shumë qytetarë nuk po i respektojnë masat anti-COVID, të cilat aktualisht janë në fuqi, kjo po bëhet e ditur nga numri i madh i gjobave që po shqipton Policia e Kosovës.
Vetëm gjatë ditës së premte Policia e Kosovës ka dënuar 634 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID, i cili ka hyrë në fuqi që nga muaji gusht i vitit të kaluar, e që për qëllim ka parandalimin e përhapjes dhe menaxhimin e situatës me COVID-19.
Ndryshe, gjatë ditës së premte në Kosovë janë konfirmuar 860 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 6 viktima nga ky virus.
Të fundit
10 orë më parë / Kronika
Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për 2 persona dhe ngrit 13 aktakuza për 14 të tjerë21.04.2021 / Kronika
Njësia e antidrogës në Prizren arreston 3 persona, sekuestron substanca narkotike dhe armë