Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen mbi 500 qytetarë

01.03.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë po vazhdon ende të jetë në shifra të larta, duke e krahasuar me ditët e para të muajit shkurt të këtij viti. Si në shumë vende të tjera të botës edhe në Kosovë bartja e maskës dhe mbajtja e distancës janë obligative, me qëllim që të parandalohet […]

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen mbi 500 qytetarë Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë po vazhdon ende të jetë në shifra të larta, duke e krahasuar me ditët e para të muajit shkurt të këtij viti.

Si në shumë vende të tjera të botës edhe në Kosovë bartja e maskës dhe mbajtja e distancës janë obligative, me qëllim që të parandalohet përhapja e infeksionit me COVID-19.

Që nga muaji gusht i vitit 2020, Qeveria e Kosovës ka miratuar ligjin anti-COVID, i cili ka për qëllim të menaxhimit të situatës me pandeminë dhe parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19.

Vetëm gjatë ditës së dielë, Policia e Kosovës ka dënuar 504 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar këtë ligj.

Ndryshe, gjatë ditës së dielë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se janë konfirmuar 453 raste pozitive me COVID-19 dhe ka raportuar për 4 viktima të moshave të ndryshme.