Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen mbi 500 qytetarë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se në muajin janar të këtij viti janë regjistruar numër më i madh i të infekruarve dhe viktimave nga COVID-19.

Mirëpo, nga Ministria e Shëndetësisë dje (e premte) kanë krahasuar situatën epidemiologjike me vendet e rajonit, ku thuhet se Kosova qëndron më mirë se vendet e tjera.

Pavarësisht situatës me pandeminë COVID-19, Policia e Kosovës vazhdimisht është duke dënuar qytetarët e vendit në bazë të ligjit anti-COVID.

Vetëm gjatë ditës së premte policia ka dënuar 532 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID.

Rikujtojmë se ligji anti-COVID ka hyrë në fuqi gjatë muajit gusht të vitit 2020, ky ligj ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimit të tij.

RAPORTO