Nuk respektuan ligjin anti-COVID, policia dënon afër 600 qytetar

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar ngritje të lehtë duke e krahasuar me atë të ditëve të para të këtij viti.

Institucionet shtetërore dhe ato shëndetësore vazhdimisht janë duke bërë thirrje që të respektohen masat anti-COVID, të cilat i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në mënyrë që të parandalohet përhapja e infeksionit me COVID-19.

Por, përkundër thirrjeve nga institucioneve shumë qytetar nuk po i respektojnë masat anti-COVID.

Vetëm gjatë ditës së martë Policia e Kosovës ka shqiptuar 592 gjoba në bazë të ligjit anti-COVID.

Ndryshe, në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 279 raste të reja me COVID-19, prej tyre 14 në Komunën e Suharekës.

RAPORTO