Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen mbi 400 qytetarë

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen mbi 400 qytetarë

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 gjatë muajit mars të këtij viti ka shënuar rritje të dukshme, duke e krahasuar me dy muajt paraprakë.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, nga ku edhe po raportohen qindra raste pozitive me këtë virus për çdo ditë.

Pavarësisht situatës me pandeminë COVID-19, në Kosovë si në shumë vende tjera të botës, bartja e maskës dhe mbajtja e ditancës janë obligative, por shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë këto masa mbrojtëse.

Që nga muaji gusht i vitit të kaluar, Policia e Kosovës shqipton gjoba në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i miratuar nga qeveria, e që për qëllim ka parandalimin e përhapjës dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Policia e Kosovës, ndër tjerash ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së dielë ka dënuar 428 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar këtë ligj.

Rikujtojmë se gjatë ditës së premte në Kosovë janë konfirmuar 793 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 8 viktima nga ky virus.

RAPORTO