Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen afro 800 qytetarë

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen afro 800 qytetarë
Çlirim Gashi

18.04.2021 / Kronika

Nga dita në ditë numri i rasteve pozitive me COVID-19 po ndryshon, ditëve të fundit numri i të infektuarve me këtë virus ka shënuar një ngritje të lehtë.

Kështu po bëhet e ditur nga raportet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Pavarësisht, thirrjeve të shumta nga institucionet shëndetësore, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat mbrojtëse nga pandemia COVID-19, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i gjobave të policisë në bazë të ligjit anti-COVID.

Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar shqipton gjoba për të gjithë qytetarët të cilët nuk e respektojnë ligjin anti-COVID, ligj ky i miratuar nga Qeveria e Kosovës, i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës dhe menaxhimin e situatës me COVID-19.

Dënime të tilla Policia e Kosovës nuk i ka kursyer as gjatë ditës së shtunë, ku ka shqiptuar plotë 791 gjoba për të gjithë qytetarët që nuk i kanë respektuar masat mbrotjëse nga pandemia COVID-19.

Ndryshe, gjatë ditës së shtunë në Kosovë janë konfirmuar 498 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 8 viktima.

RAPORTO