Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen afër 600 qytetarë

20.04.2021

Ka kaluar më shumë se një vit, që kur qytetarët e Kosovës e kanë të obliguar barjten e maskës, mbajtjën e distancës dhe higjienës personale, në mënyrë që të mos përhapet pandemia COVID-19. Në të kundërtën, dënohen nga Policia e Kosovës, në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i miratuar nga qeveria, i cili ka […]

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen afër 600 qytetarë Foto: © Hallka Marketing Agency

Ka kaluar më shumë se një vit, që kur qytetarët e Kosovës e kanë të obliguar barjten e maskës, mbajtjën e distancës dhe higjienës personale, në mënyrë që të mos përhapet pandemia COVID-19.

Në të kundërtën, dënohen nga Policia e Kosovës, në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i miratuar nga qeveria, i cili ka hyrë në fuqi që nga muaji gusht i vitit të kaluar, e që për qëllim ka parandalimin e përhapjës dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Gjoba të tilla, policia nuk i ka kursyer as të hënën, ku në bazë të raportit prej 24 orësh, ndër të tjera është bërë e ditur se janë dënuar 595 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar këtë ligj.

Rikujtojmë se të hënën, se nga 2.047 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, kanë rezultuar 277 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 14 viktima të moshave të ndryshme.