Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen afër 200 qytetarë

Numri i rasteve pozitive me COVID-14 ditëve të fundit është më i vogël, duke e krahasuar me javën e parë të këtij muaji.

Pavarësisht situatës me pandeminë COVID-19, bartja e maskës, mbajtja e distancës dhe higjiena personale mbesin tri gjërat kryesore për parandalimin e përhapjës së këtij virusi.

Ndërsa, gjatë ditës së hënë Policia e Kosovës ka vazhduar që ta zbatoj ligjin anti-COVID, i cili ka hyrë në fuqi në muajin gusht të vitit 2020, e që për qëllim ka parandalimin dhe menaxhimin e situatës me COVID-19.

Bëhet e ditur se gjatë ditës së hënë policia ka dënuar 190 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar këtë ligj, shkruan SuharekaOnline.

Rikujtojmë se gjatë ditës së hënë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se janë testuar gjithsej 2.040 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 178 raste pozitive, prej tyre 2 në Komunën e Suharekës.

RAPORTO