Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen 780 qytetar

16.12.2020

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar një rënie të dukshme, mirëpo shqetësues mbetet akoma numri i viktimave. Policia e Kosovës vazhdimisht zhvillon aktivitete në bazë të ligjit anti-COVID, e në bazë të këtij ligji policia e Kosovës gjatë ditës së marte ka dënuar 780 qytetar. Ndryshe, dje nga […]

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen 780 qytetar Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar një rënie të dukshme, mirëpo shqetësues mbetet akoma numri i viktimave.

Policia e Kosovës vazhdimisht zhvillon aktivitete në bazë të ligjit anti-COVID, e në bazë të këtij ligji policia e Kosovës gjatë ditës së marte ka dënuar 780 qytetar.

Ndryshe, dje nga IKSHPK-ja është bërë e ditur se janë identifikuar 294 raste të reja me COVID-19, 5 raste vetëm në Komunën e Suharekës.