Nuk respektuan ligjin anti-Covid, dënohen 726 qytetar

Nuk respektuan ligjin anti-Covid, dënohen 726 qytetar

Rritja e vazhdueshme e rasteve me Covid-19 në Kosovë ka bërë që të aktivizohet Policia e Kosovës.

Bartja e maskës dhe mbajtja e distancës në vendin tonë është obligative si në shumë vende tjera të botës, por një gjë e tillë nuk po respektohet nga shumë qytetar të vendit, ani pse numri i të infektuarve është akoma i lartë dhe shqetësues, shkruan SuharekaOnline.

Në statistikat e PK-së bëhet e ditur se brenda 24 orëve janë dënuar 726 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-Covid, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi më 26 gusht, 2020.

RAPORTO