Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen 688 qytetar

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen 688 qytetar

Numri i të infektuarve me Coronavirus në Kosovë ende është në shifra të larta, vetëm dje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se kanë identifikuar 561 raste të reja, 6 vetëm në Komunën e Suharekës.

Për frenimin e përhapjës së virusit Korona Qeveria e Kosovës ka vendosur masa në të cilat janë kategorizuar komunat e vendit në bazë të rrezikshmërisë dhe në bazë të numrit të rasteve aktive me këtë virus, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, në menaxhimin e situatës epidemiologjike është e angazhuar Policia e Kosovës, e cila bënë të ditur se gjatë ditës së mërkure kanë dënuar 688 qytetar të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi më 26 gusht të këtij viti (2020).

RAPORTO