Nuk respektuan ligjin anti-Covid, dënohen 652 qytetar

Rritja e vazhdueshme e të infektuarve me Covid-19 dhe masat e Qeverisë së Kosovës nuk po ndikojnë tek shumica e qytetarëve të vendit tonë.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë që përcjellë SuharekaOnline.

Gjatë ditës së shtune Policia e Kosovës ka dënuar 652 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-Covid, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi më 26 gusht, 2020.

Bartja e maskës dhe mbajtja e distancës në vende publike vazhdimisht rekomandohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit Korona.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.