Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen 541 qytetar

03.12.2020

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë akoma i lartë edhe pse Qeveria e Kosovës ka marr vendime dhe masa për secilën komunë të vendit. Komuna e Suharekës bënë pjesë në grupin e dytë të vendeve me rrezik të mesëm, ku sipas masave për këtë grup bizneseve u lejohet të punojnë […]

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen 541 qytetar Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë akoma i lartë edhe pse Qeveria e Kosovës ka marr vendime dhe masa për secilën komunë të vendit.

Komuna e Suharekës bënë pjesë në grupin e dytë të vendeve me rrezik të mesëm, ku sipas masave për këtë grup bizneseve u lejohet të punojnë nga ora 05:00 deri në 18:00, gastronomia po ashtu deri në orën 18:00. Është rregulluar po ashtu transporti. Qendrat tregtare punojnë deri në ora 18:00.

Por këto masa nuk po respektohen aq sa duhet nga qytetarët, një gjë e tillë bëhet e ditur nga statistikat për 24 orë të policisë që përcjellë SuharekaOnline.

Në raportin e PK-së për 24 orë, bëhet e ditur se të mërkurën janë dënuar 541 qytetar të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID.

Rikujtojmë se ligji anti-COVID ka për qëllim parandalimin e përhapjës së virusit Korona, ky ligj në Kosovë ka hyrë në fuqi më 26 gusht, 2020. Neni 24 pika 5 të këtij Ligji, thotë se të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Ndërsa, të mërkurën në Komunën e Suharekës janë identifikuar 12 raste të reja dhe është raportuar për një viktimë.

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme 02 dhjetor, 2020, Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, Besa Kuqi ka njoftuar se në Spitalin Rajonal në Prizren janë duke u trajtuar 22 qytetar të infektuar me koronavirus të cilët janë nga Komuna e Suharekës ku tha se gjendja e 4 pacientëve është më e rënduar dhe 18 të tjerë janë në gjendje stabile.