Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen 1133 qytetar

04.11.2020

Edhe gjatë ditës së djeshme në Kosovë numri i të infektuarve në Kosovë ishte i lartë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë kryer 1,621 testime ku prej tyre 334 kanë rezultuar pozitive me COVID-19. Me rritjen e numrit të të infektuarve Qeveria e Kosovës ka […]

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen 1133 qytetar Foto: Ilustrim

Edhe gjatë ditës së djeshme në Kosovë numri i të infektuarve në Kosovë ishte i lartë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë kryer 1,621 testime ku prej tyre 334 kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Me rritjen e numrit të të infektuarve Qeveria e Kosovës ka marr masa të reja për të parandaluar përhapjen e virusit Korona.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore ka dënuar 1133 qytetar përmosrespektimin e ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi me 26 gusht 2020.