Nuk ia kthen veturën e huazuar, e kanos dhe i kërkon para pronarit, një i arrestuar në Suharekë

23.09.2021

Ku personi i dyshuar A.Z. me datën 27.07.2021 ja kishte kërkuar veturën e tij te tipit “Skoda Oktavi” me targa vendore  për ta kryer një shërbim familjar, i dyshuar A.Z. nuk ia kishte kthyer veturën. Njësiti i hetimeve të stacionit policor në Suharekë, ka filluar me hetime lidhur me këtë rast ku është kërkuar i dyshuari në […]

Nuk ia kthen veturën e huazuar, e kanos dhe i kërkon para pronarit, një i arrestuar në Suharekë Foto: Ilustrim

Ku personi i dyshuar A.Z. me datën 27.07.2021 ja kishte kërkuar veturën e tij te tipit “Skoda Oktavi” me targa vendore  për ta kryer një shërbim familjar, i dyshuar A.Z. nuk ia kishte kthyer veturën.

Njësiti i hetimeve të stacionit policor në Suharekë, ka filluar me hetime lidhur me këtë rast ku është kërkuar i dyshuari në shtëpinë të cilën jeton, por nuk është arritur që të kapet (arrestohet), i njëjti është futur në listën e personave në kërkim Policor prej datës 29.07.2021.

Me datën 14.09.2021 ndaj të dyshuarit A.Z. është iniciuar rast i kanosjes ku i njëjti ka kanosur viktimën D.B. duke i kërkuar një shumë të konsiderueshme të parave prej 600 euro.

Pastaj me datën 21.09.2021 në stacionin policor në Suharekë, viktima D.B. (emër i njohur për redaksinë) ka njoftuar policinë përsëri se i dyshuari A.Z. ka vazhduar duke e kanosur dhe duke kërkuar nga ai qe t’ia jepte një shumë të parave në vlerë prej 600 euro.

Njësiti i hetimeve të stacionit policor në Suharekë, pas një pune intensive operativo-taktike, është arritur që të arrestohet i dyshuari A.Z. i cili ka qenë në kërkim policor nga data 29.07.2021.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe të gjitha veprimet policore kanë qenë në koordinim të plot me Prokurorin e Shtetit.

I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës, ku ka pranuar veprat e kryera.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë. I dyshuari është i recidivist i veprave penale dhe i njohur për organet e rendit. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit policor.