Nuk i respektuan masat antiCOVID, policia shqipton afër 800 gjoba

18.05.2021

Qytetarët po vazhdojnë të mos i respektojnë masat antiCOVID të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore për të parandaluar përhapjen e virusit korona. Vetëm brenda 24 orëve Policia e Kosovës ka shqiptuar 796 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID. Ndërkohë që numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka shënuar rënie. Në raportin e fundit Institutit […]

Nuk i respektuan masat antiCOVID, policia shqipton afër 800 gjoba Foto: Ilustrim

Qytetarët po vazhdojnë të mos i respektojnë masat antiCOVID të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore për të parandaluar përhapjen e virusit korona.

Vetëm brenda 24 orëve Policia e Kosovës ka shqiptuar 796 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID.

Ndërkohë që numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka shënuar rënie. Në raportin e fundit Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për një vdekje dhe 25 raste të reja me COVID-19.

Aktualisht në vend janë 4 mijë e 889 raste aktive me COVID-19.