Njësia e antidrogës në Prizren arreston 3 persona, sekuestron substanca narkotike dhe armë

21.04.2021

Policia e Kosovës në Prizren gjatë ditës së martë ka ndaluar një veturë në Prizren, ku gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar armë dhe substanca narkotike. Si pasojë, tre të dyshuarit të cilët gjendeshin në veturë janë arrestuar. Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie ku thuhet se rasti ka ndodhur me […]

Njësia e antidrogës në Prizren arreston 3 persona, sekuestron substanca narkotike dhe armë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Prizren gjatë ditës së martë ka ndaluar një veturë në Prizren, ku gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar armë dhe substanca narkotike.

Si pasojë, tre të dyshuarit të cilët gjendeshin në veturë janë arrestuar.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie ku thuhet se rasti ka ndodhur me datë 20.04.2021, në ora 18:10.

“Policia ka ndaluar automjeti ËV Golf 4 (targat e njohura për policinë) në të cilin ndodheshin tre (3) persona të dyshuar meshkuj kosovar”, thuhet në njoftim.

Gjatë realizimit të kontrollit siç njofton policia, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: Substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 7.19 gram, një (1) thikë, një (1) pako me rizlla dhe tre (3) telefona celular.

“Personat e dyshuar janë arrestuar dhe shoqëruar në ambientet policore për procedura të mëtejme ligjore. Në vazhdën e veprimeve të mëtejme policore, me urdhër verbal të Prokurorit kompetent dhe pëlqimin e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, njësitë e antidrogës në Prizren, me asistim edhe të njësiteve tjera rajonale kanë zhvilluar kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit (F.A.)”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: Substance e dyshuar për narkotike e llojit Marihuane me peshe 8.49 gram, një (1) pistoletë e tipit M 57 7.6 mm, me një karikator dhe tre (3) fishek,  një (1) pistoletë me gaz me mbishkrimin ,,Class Magnum“,  tre (3) fishek, municion kalibër i panjohur, një (1) thikë me hapje, një (1) shufër gome, një (1) qese najloni me qese të vogla të zbrazëta, një (1) pako me rizlla, një (1) boks metali ngjyrë e zezë

“Personat e dyshuar janë intervistuar në lidhje me rastin në prezencë të avokatit mbrojtës dhe në konsultim me prokurorin kompetent, njëri nga të dyshuarit (F.A) dërgohet në ndalim policor për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt. Rasti është në proces hetimor nga njësia kompetente e antidrogës në rajon”,