Një person i vdekur nga një aksident trafiku në Orllat

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Orllat, ku ndërroj jetë një person. 

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi për Indeksonline dha detaje nga aksidenti tragjik. 

“Me datë 07.09.2020 rreth orës 20:00 në fshatin Orllat, konkretisht në drejtimin Prishtinë- Pejë, është raportuar për një aksident trafiku mes një kamioni dhe një kamionete.

Ne vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësore të cilët e kanë konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Në vendngjarje vazhdojnë të jenë njësitë kompetente për trajtim të mëtejmë të rastit”, tha Rexhepi.

RAPORTO