Një person i lënduar në një aksident në Shirokë të Suharekës

08.09.2019

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në fshatin Shirokë të Komunës së Suharekës. Policia raporton se në fshatin Shirokë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri prej drejtuesve të automjetit […]

Një person i lënduar në një aksident në Shirokë të Suharekës Foto: Ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në fshatin Shirokë të Komunës së Suharekës.

Policia raporton se në fshatin Shirokë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj K/Shqiptar.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri prej drejtuesve të automjetit i cili ka marrë tretman mjekësor në QKMF Suharekë dhe është liruar.

“07.09.2019 – Një person është lënduar në një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj K/Shqiptar në fshatin Shirokë të Suharekës, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri prej drejtuesve të automjetit i cili ka marrë tretman mjekësor në QKMF Suharekë dhe është liruar”, thuhet në njoftimin e PK-së.