Një person është sulmuar për borxh në Suharekë

21.10.2019

Policia e Kosovës njofton se një person është sulmuar për borxh në Suharekë. Viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërkaq sulmuesi është arrestuar. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar”, njofton Policia e Kosovës. “Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i […]

Një person është sulmuar për borxh në Suharekë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se një person është sulmuar për borxh në Suharekë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërkaq sulmuesi është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar”, njofton Policia e Kosovës.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar”.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.