30.09.2019, 11:08

I caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit nga Suhareka për falsifikimin e 9850 eurove

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve Q. A. dhe Sh. B.

Tek të pandehurit Q. A. nga Komuna e Suharekës dhe Sh. B. nga Komuna e Prizrenit, pas një operacioni nga zyrtarët policorë janë gjetur kartëmonedha në vlerë prej 9.850 Euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale ‘’falsifikim i parasë” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.

LEXO EDHE:  Parashikimi i motit për sot në Suharekë

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.