Një i arrestuar në Delloc, ishte nën ndikimin e alkoolit dhe nuk përfilli urdhërat e policisë

Të shtunën është arrestuar një qytetar në Delloc të Suharekës, pasi që sipas policisë së Kosovës i njëjti nuk ka përfillur urdhërat e zyrtarëve policor, e që ka rezultuar të jetë nën ndikimin e alkoolit.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 13:30, ku përderisa njësia policore ka tentuar që ta ndaloj një veturë, vozitësi i sajë i dyshuari mashkull nuk i ka përfillur urdhërat e zyrtarëve policor dhe ka vazhduar me veturë, raporton SuharekaOnline.

Zyrtarët policor kanë arrit që ta ndalojnë veturën. Gjatë kontaktit me personin e dyshuar, ky i fundit nuk i ka përfillur urdhërat e zyrtarëve policor.

I dyshuari është arrestuar, pas bërjes së alkool testit i njëjti ka rezultuar se është nën ndikim te alkoolit.

Me urdhër të Prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje .

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.