Një i arrestuar në Budakovë, pasi vërejti policinë prishi substancat narkotike dhe tentoi të ikë

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në fshatin Budakovë është arrestuar një person nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Sipas raportit të hënën rreth orës 14:20 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas ka vërejtur zyrtarët policorë, ka prishur substancat narkotike dhe ka tentuar me veturë të ik nga vendi i ngjarjes.

Gjatë arrestimi, një zyrtar policor dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor, shkruan SuharekaOnline.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.