Një femër në Suharekë largohet nga shtëpia, familja prezenton mesazhe të dyshimta në polici

27.02.2021

Të enjtën në Policinë e Kosovës është raportuar se një femër nga Suhareka është larguar nga shtëpia e saj dhe nuk është kthyer më. Gjatë ditës së enjte rreth orës 15:00 në Policinë e Kosovës në Suharekë është raportuar për një femër të zhdukur, e cila është larguar nga shtëpia e saj, duke mos i […]

Një femër në Suharekë largohet nga shtëpia, familja prezenton mesazhe të dyshimta në polici Foto: Ilustrim

Të enjtën në Policinë e Kosovës është raportuar se një femër nga Suhareka është larguar nga shtëpia e saj dhe nuk është kthyer më.

Gjatë ditës së enjte rreth orës 15:00 në Policinë e Kosovës në Suharekë është raportuar për një femër të zhdukur, e cila është larguar nga shtëpia e saj, duke mos i treguar askujt dhe deri më tani nuk është kthyer.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj i cili ka bërë të ditur se për rastin në fjalë është njoftuar edhe Prokurorja Kujdestare e Krimeve të Rënda, e cila ka kërkuar që rasti të hapet si ”person i zhdukur”.

Tutje Osmanollaj ka treguar se për shkak të disa mesazheve të dyshimta që i ka prezentuar familja e femrës e cila tashmë konsiderohet person i zhdukur, është njoftuar edhe Njësia e Hetimeve të Stacionit Policor-Suharekë dhe Njësia e Hetimeve Rajonale-Prizren, të cilët janë duke u marr me rastin në fjalë.