Një aksident me fatalitet dhe 23 të tjera me persona të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore në vendin tonë kanë ndodhur 55 aksidente trafiku.

Sipas statistikave të policisë që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se nga 55 aksidente njëra nga to ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, 23 aksidente të tjera me persona të lënduar dhe 31 aksidente tjera me dëme materiale.

Gjithashtu në njoftimin e policisë bëhet e ditur se brenda 24 ore policia ka shqiptuar 858 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e pakujdesshëm në trafik.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.