Një aksident me fatalitet dhe 20 të tjera me persona të lënduar brenda 24 ore

08.10.2020

Policia ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 59 aksidente trafiku. Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se nga 59 aksidente trafiku, fatkeqësisht njëra ka përfunduar me fatalitet, ku lajmin për këtë aksident e ka konfirmuar për SuharekaOnline, zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha. Ndërsa, nga 58 aksidente të […]

Një aksident me fatalitet dhe 20 të tjera me persona të lënduar brenda 24 ore Foto: Ilustrim

Policia ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 59 aksidente trafiku.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se nga 59 aksidente trafiku, fatkeqësisht njëra ka përfunduar me fatalitet, ku lajmin për këtë aksident e ka konfirmuar për SuharekaOnline, zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Ndërsa, nga 58 aksidente të tjera në njoftimin e policisë thuhet se 20 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale, njofton SuharekaOnline.