Suharekë: Një 23 vjeçar në gjendje të rëndë, dyshohet se është vetaksidentuar me biçikletë

Një çiklist është në gjendje të rëndë pasiqë ka marr lëndime pas një aksidenti në hyrje të Suharekës.

Lajmin e ka konfirmuar për SuharekaOnline, komandanti i stacionit policor në Suharekë, Afrim Sylaj, i cili tha se një 23 vjeçar është në gjendje të rëndë dhe se është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Sipas hetimeve preliminare deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e rrëshqitjes së biçikletës e cila ishte duke qarkulluar në shtegun për biçiklistë, ka shtuar Sylaj.

Sipas informatave të deritanishme kanë qenë një grup i biçiklistëve duke zbritur për në Suharekë dhe njëri prej tyre pas rrëzimit ka marr lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit me mundësi që edhe mund të dërgohet në Prishtinë.

Sipas hetuesve dyshohet deri më tani dyshohet për një vetaksident por ndërkohë pritet që pas përfundimit të hetimeve të dihet shkaktari, ka përfunduar Sylaj.