Niset për në shkollë dhe më pas zhduket vajza nga Suhareka

05.02.2019

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në fshatin Tërrnje të Suharekës. 16:00 – Në një lidhje telefonike Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, z.Vesel Gashi ka konfirmuar rastin dhe se për momentin rasti është duke u hetuar nga Departamenti i Hetimeve në Suharekë pasi që ka kaluar 24 orë nga momenti i […]

Niset për në shkollë dhe më pas zhduket vajza nga Suhareka Foto: Ilustrim

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në fshatin Tërrnje të Suharekës.

16:00 – Në një lidhje telefonike Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, z.Vesel Gashi ka konfirmuar rastin dhe se për momentin rasti është duke u hetuar nga Departamenti i Hetimeve në Suharekë pasi që ka kaluar 24 orë nga momenti i raportimit nga ana e prindit.

Rastin e ka lajmëruar në në Polici babai i saj, i cili ka thënë se vajza e tij e moshës së mitur është zhdukur.

Sipas babait thuhet se ka dalur nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më. Rasti sipas Policisë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në orët e hershme të mëngjesit. Deri më tani ende nuk është bërë e ditur për arsyet e mundshme lidhur me zhdukjen e vajzës.

I kontaktuar nga redaksia, stacioni Policor në Suharekë as nuk ka pohuar por as nuk e ka mohuar rastin në fjalë, por një informatë e tillë është pranuar nga ana e tyre. Sipas tyre një person llogaritet i zhdukur nëse brenda 24 ore nuk dihet për të, edhe pse tashmë kanë kaluar 24 orë.

Në një lidhje telefonike edhe Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bytyqi nuk ishte në dijeni për një rast të tillë pasi që diçka e tillë nuk është raportuar nga ndonjë drejtor i shkollave në Suharekë.