Nga policia, 30 aksidente dhe 1287 tiketa trafiku brenda 24 ore në Kosovë

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 30 aksidente trafiku, prej tyre 15 me persona të lënduar dhe 15 të tjera me dëme materiale.

Për shkelësit e rregullave të trafikut, policia ka shqiptuar 1,287 gjoba.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 21 persona, prej të tyre 18 janë dërguar në mbajtje. 

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.