Nga 3 vjet burgim dhe nga 1000 euro gjobë dy hajnave nga Prizreni

22.01.2020

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal. Ka dënuar me nga 3 vjet burgim dhe me nga 1000 euro gjobë dy të dyshuar, SH.K., dhe A.B. nga Prizreni, për shkak të veprës penale “vjedhje e rëndë”. Të akuzuarit me iniciale SH.K. dhe A.B. gjykata i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar secilin veç […]

Nga 3 vjet burgim dhe nga 1000 euro gjobë dy hajnave nga Prizreni Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal. Ka dënuar me nga 3 vjet burgim dhe me nga 1000 euro gjobë dy të dyshuar, SH.K., dhe A.B. nga Prizreni, për shkak të veprës penale “vjedhje e rëndë”.

Të akuzuarit me iniciale SH.K. dhe A.B. gjykata i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar secilin veç e veç me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 3 vitesh si dhe veç e veç dënim me gjobë në shumën me nga 1000 (njëmijë) euro.

Në njoftimin për media të Gjykatës Themelore thuhet se të pandehurit, më 26.08.2019, në kohë të papërcaktuar, “me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve në mes veti, në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale I.M. në Prizren, ku i akuzuari me iniciale A.B. bënë roje, ndërsa i akuzuari me iniciale SH.K. ka depërtuar me forcë në hapësirat e brendshme të shtëpisë, kanë marr sende me vlerë, me ç’rast të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale”.