Nëntë të lënduar në një aksident në fshatin Mushtisht

Nëntë persona janë lënduar pas një aksidenti në fshatin Mushtisht të Suharekës.

Policia raporton se aksidenti ndodhi mes dy veturave me targa vendore.

“Raportohet për një aksident trafiku ne mes të dy veturave me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave, katër femra dhe tre meshkuj. Të gjithë të lënduarit kane pranuar tretman mjekësor dhe me pas janë liruar në shtëpi”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.