Neglizhenca e organeve përgjegjëse, rrezikon qytetarët

24.05.2019

Një banor i Rrugës “Abdyl Rama” në Suharekë është shprehur i indinjuar duke treguar rrezikun që u kanoset banorëve të kësaj rruge. Sipas këtij qytetari neglizhenca e organeve përgjegjëse vë në rrezik të gjithë qytetarët që banojnë dhe frekuentojnë këtë rrugë pasi që përçuesit gjenden pothuajse përtokë. Më tutje ai ka shtuar se pothuajse që […]

Neglizhenca e organeve përgjegjëse, rrezikon qytetarët Foto: Ilustrim

Një banor i Rrugës “Abdyl Rama” në Suharekë është shprehur i indinjuar duke treguar rrezikun që u kanoset banorëve të kësaj rruge.

Sipas këtij qytetari neglizhenca e organeve përgjegjëse vë në rrezik të gjithë qytetarët që banojnë dhe frekuentojnë këtë rrugë pasi që përçuesit gjenden pothuajse përtokë.

Më tutje ai ka shtuar se pothuajse që një vit kanë bërë kërkesë te KEDS-i, por që fatkeqësisht nuk kanë marrë përgjigje për zgjidhjen e problemit.