Në Studençan, përfshihet një shtëpi nga zjarri

25.02.2019

Policia e Kosovës bëri të ditur se një person ka raportuar në Polici se në rrethana ende të panjohura, kati i dytë së bashku me kulmin e shtëpisë janë përfshirë nga zjarri. Rasti ka ndodhur në fshatin Studenqan të Suharekës, të dielën në ora 13:40. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit, vlera e dëmit ka […]

Në Studençan, përfshihet një shtëpi nga zjarri Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës bëri të ditur se një person ka raportuar në Polici se në rrethana ende të panjohura, kati i dytë së bashku me kulmin e shtëpisë janë përfshirë nga zjarri.

Rasti ka ndodhur në fshatin Studenqan të Suharekës, të dielën në ora 13:40.

Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit, vlera e dëmit ka një shumë të konsiderueshme.