Në Shirokë këputet përçuesi, shkakton zjarr

24.12.2018

Si pasojë e erërave të forta në Shirokë të Suharekës është raportuar për këputjen e një përçuesi të energjisë elektrike me ç’rast në kontakt me tokën ka shkaktuar zjarr në një pronë private. I menjëhershëm ka qenë intervenimi i njësisë së zjarrëfikësve të cilët brenda pak minutave kanë lokalizuar zjarrin deri tek edhe shuarja e […]

Në Shirokë këputet përçuesi, shkakton zjarr Foto: Ilustrim

Si pasojë e erërave të forta në Shirokë të Suharekës është raportuar për këputjen e një përçuesi të energjisë elektrike me ç’rast në kontakt me tokën ka shkaktuar zjarr në një pronë private.

I menjëhershëm ka qenë intervenimi i njësisë së zjarrëfikësve të cilët brenda pak minutave kanë lokalizuar zjarrin deri tek edhe shuarja e tërësishme e tij.

Banorët e lagjes akuzuan KEDS-in për neglizhencë në këtë rast pasi që sipas tyre shumë herë kanë apeluar që të ndërmirren masa për ndërrimin e përçuesve pasi që rrezikohet jeta e qytetarëve.