Në Prizren arrestohet një shtetas shqiptar dhe serb për posedim të substancave narkotike

10.03.2020

Në Prizren janë arrestuar dy persona për posedim të paautorizuar të substancave narkotike. Referuar raporteve të policisë, dy personat në fjalë janë shtetsat të huaj, njëri shqiptar e tjetri serb. Arrestimet janë bërë në raste të ndara. Komunikata e plotë e policisë: Rr. “Ekrem Rexha”, Prizren  09.03.2020-12:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë, pasi […]

Në Prizren arrestohet një shtetas shqiptar dhe serb për posedim të substancave narkotike Foto: Ilustrim

Në Prizren janë arrestuar dy persona për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Referuar raporteve të policisë, dy personat në fjalë janë shtetsat të huaj, njëri shqiptar e tjetri serb.

Arrestimet janë bërë në raste të ndara.

Komunikata e plotë e policisë:

Rr. “Ekrem Rexha”, Prizren  09.03.2020-12:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe janë sekuestruar mbetje të dyshuara të substancave narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.45 gram dhe dy telefona celularë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Rr. “Ekrem Rexha”, Prizren  09.03.2020-12:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe janë sekuestruar: një qese me (pluhur) që dyshohet të jetë e substancës narkotike e llojit kokainë me peshë 3.007 gramë dhe dy telefona celularë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.