Në kohë karantine: Gruaja e sulmon fizikisht burrin në Prizren

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton për dhunë familjare në Prizren.

Sipas këtij raporti thuhet se e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar.

E dyshuara është larguar në drejtim të panjohur, kurse viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Ndërsa PK ka bërë të ditur se rasti vazhdon të hetohet.