Në Gjinoc hajnat vjedhin cigare dhe para të gatshme

Në raportin e Policisë së Kosovës dërguar mediave bëhet e ditur se në fshatin Gjinoc të Suharekës është raportuar vjedhje e rëndë.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 08:00 të mëngjesit.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në lokalin e tij me ç ‘rast kanë vjedhur cigare në vlerë te konsiderueshme dhe para të gatshme. Rasti nën hetime.

LEXO EDHE:  Brenda 24 ore në Kosovë, 37 aksidente dhe 1153 gjoba