Në gjendje të dehur shkon në polici dhe deklaron se ka armë, arrestohet qytetari nga Suhareka

06.01.2021

Një qytetar nga Suhareka në gjendje të dehur ka shkuar në stacionin policor dhe ka deklaruar se posedon një armë në veturën e tij. Burime në Policinë e Suharekës kanë thënë se vetura e tij ishte e parkuar në afërsi të stacionit. Po ashtu kanë bërë të ditur se është konfiskuar një armë e gjuetisë me […]

Në gjendje të dehur shkon në polici dhe deklaron se ka armë, arrestohet qytetari nga Suhareka Foto: Ilustrim

Një qytetar nga Suhareka në gjendje të dehur ka shkuar në stacionin policor dhe ka deklaruar se posedon një armë në veturën e tij.

Burime në Policinë e Suharekës kanë thënë se vetura e tij ishte e parkuar në afërsi të stacionit.

Po ashtu kanë bërë të ditur se është konfiskuar një armë e gjuetisë me disa fishekë të kalibrit 12mm.

Pas kësaj, të dyshuarit i është bastisur edhe shtëpia në të cilën po ashtu është gjetur një armë gjysmë automatike e kalibrit 7.65mm, një karikator dhe 12 fishekë.

Suharekë 05.01.2021-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka shkuar në stacion policor dhe ka deklaruar se posedon një armë në veturën e tij e cila ishte e parkuar. Njësiti policor ka konfiskuar armën e gjuetisë me tre fishekë të cal .12 mm. Më pas me urdhër te prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë gjysmë automatike e cal. 7.65 mm një karikatorë dhe 12 fishekë të cal 12 .Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, bëhet e ditur në raportin e policisë.