14.08.2019, 12:40

Në fshatin Sopijë të Suharekës, Policia sekuestron një pistoletë dhe 4 gëzhoja

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenëntë (49) aktakuza kundër shtatëdhjetenjë (71) personave, si edhe ka ndaluar tetë (8) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme.

Po ashtu Prokurori i Shtetit njoftoi se ka kryer bastisje, nën dyshimin për vepra penale “Mbajtja në pronësi, kontroll se posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Në fshatin Sopijë të Komunës së Suharekës, pas të shtënave me pistoletë me gaz, në një aheng familjar – dasmë, të dyshuarit, nga policia i sekuestrohet:
Një (1) pistoletë “Zoraki” MEDF18 dhe katër (4) gëzhoja.

/SuharekaOnline/