Në 24 orët e fundit në Kosovë ndodhën 60 aksidente – policia shqipton mbi 1,300 gjoba

22.01.2022

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 60 aksidente, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet. Ndërkaq, 20 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 40 të tjera me dëme materiale. Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur […]

Në 24 orët e fundit në Kosovë ndodhën 60 aksidente – policia shqipton mbi 1,300 gjoba Foto: Ilustrim

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 60 aksidente, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 20 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 40 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për 24 orë kanë shqiptuar 1,357 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 22 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje.