Fationa Kabashi
07.06.2019, 12:37

Mushtisht: Policia bastisë dy shtëpi

Më urdhër të Prokurorit Policia bastisë dy shtëpi në Mushtisht të Suharekës.

Me kërkesë të prokurorit kujdestar të Departamentit të Përgjithshëm, tek gjyqtari i procedurës paraprake për aprovim të urdhrit gojor për bastisje, është realizuar bastisje në dy shtëpi, në fshatin Mushtisht – Komuna e Suharekës, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. 

Gjatë kontrollit, nuk janë gjetur armë, me përjashtim të një fisheku të kalibrit 7.62 mm, i cili është sekuestruar nga policia.

LEXO EDHE:  Sulmoi dy persona për shkak të pronës, arrestohet burri nga Suhareka