Mungesa e transmetimit të mbledhjeve, e vlerëson kuvendin si jo-transparentë!

Komuna e Suharekës gjatë periudhës vlerësuese të transparencës lidhur me Kuvendin Komunal ka arritur të akumulojë 31 pikë nga 40 pikë sa është maksimalja bazuar në 20 indikatorë të vlerësimit në këtë shtyllë.

Nga 20 indikatorë vlerësues sa ka kjo shtyllë, 14 prej tyre janë vlerësuar me transparencë maksimale, tre nga indikatorët janë vlerësuar pjesërisht transparentë dhe në tre nga indikatorë në këtë shtyllë është vlerësuar si plotësisht jo transparente.

Komuna e Suharekës gjatë vitit 2018 ka qenë plotësisht transparente në këta indikatorë: publikimi i agjendës së takimeve dhe materialet e nevojshme për seancat e kuvendit të komunës, ka publikuar një data-bazë ku mund të sigurohet qasja në Rregulloret e shqyrtuara, aprovuara dhe mënyra e votimit, ka të specifikuar historikun në ballinën e ueb faqes zyrtare, ka bërë informimin në kohë të qytetarëve për takimet e caktuara të kuvendit të komunës, ka pasur komitetet e hapura për publikun, ka publikuar organo-gramin e komunës, ka publikuar Planin e veprimit për transparencë etj.

Kuvendi i Komunës së Suharekës gjatë vitit 2018 nuk ka qenë plotësisht transparentë në publikimin e të dhënave biografike, kontaktet dhe kompetencat e anëtarëve të Kuvendit të Komunë, në publikimin e linçeve të videove të mbledhjeve të kuvendit në ueb faqen e komunës.

Po ashtu, komuna e Suharekës vazhdon të mos publikoj tërësisht kontaktet e institucioneve publike të komunës të atilla si: institucionet parashkollore, institucionet shkollore, QKMF etj. Kuvendi i Komunës së Suharekës edhe gjatë viti 2018 ka vazhduar me mungesë të transparencës duke mos ofruar informacione mbi procesin e ligj-bërjes, politik-bërjes dhe vendimmarrjes në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar mbi këto procese, duke mos publikuar Planin e punës së Kuvendit si dhe duke mos publikuar draft Rregulloret dhe planet e Kuvendit të Komunës.

RAPORTO