14.08.2019, 21:41

Moti i ligë dëmton objektet dhe disa qendra tregtare në Suharekë

Vala e të nxehtit e cila kishte përfshirë vendin tonë tash e sa ditë duket se ka marrë fund pasditen e sotme  (e mërkurë 14 gusht).

Në shumicën e komunave të Kosovës ka filluar të ketë reshje shiu, shkarkime rrufesh si dhe në disa vende raportohet të ketë edhe erë më të fortë.

E siç duket erërat e forta kanë shkaktuar dëme në furnizim me energji elektrike në disa qytete të Kosovës përfshi këtu edhe disa fshatra të Komunës së Suharekës.

Një lexues ka dërguar në redaksi fotografi të objektit afaristo banesor në rrugën Brigada 123, përballë ish-Rozafës ku shihet se erërat e forta kanë thyer xhamat e një pjese të objektit si dhe kanë dëmtuar izolimin e brendshëm. Sipas raportimeve bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e policisë së Kosovës.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

LEXO EDHE:  Tentohet të dhunohet i mituri 11 vjeçar nën Urën e Gurit në Prizren

Njëkohësisht bëhet e ditur edhe disa qendra tregtare në qytet kanë pësuar dëme nga vërshimet e shkaktuara nga intensiteti i madh i shiut dhe erërat e forta. Deri më tani është konfirmuar se ETC ka pësuar nga moti i ligë dhe një që gjendet në rrugën Winston Churchill.