Moti i lig, shkaktohen mbi 50 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë

12.01.2022

Përkundër kësaj, disa qytetarë po vazhdojnë të mosrespektojnë rregullat dhe po shkaktohen aksidentet. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 51 aksidente. Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 10 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 41 të […]

Moti i lig, shkaktohen mbi 50 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

Përkundër kësaj, disa qytetarë po vazhdojnë të mosrespektojnë rregullat dhe po shkaktohen aksidentet.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 51 aksidente.

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 10 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 41 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1,335 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 33 persona, ku 24 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër në vuajtje të dënimit.