Me urdhëresë të Gjykatës në Suharekë dhe disa tjerave kërkohet 26 vjeçari për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, Gjykatës Themelore Prizren- dega Suharekё, Gjykatës Themelore Gjakovё dhe Gjykatës Themelore Gjakovё-dega Malishevё, me qëllim arrestimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

“Personi i kërkuar është:

VEDAT (Arif) TOSKA  i lindur me 15.02.1994  në fshatin Katundi i ri- Pejё.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale: “VJEDHJË E RENDË” dhe “VJEDHJE””, njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
  • 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
  • E-mail adresa: [email protected] /
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.