Me tensione në sallë, shpallen fajtor të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”

22.01.2020

Të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”, Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha dhe Rexhep Topllana, janë shpallur fajtorë për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe vepra të tjera. Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nga kryetarja e trupit gjykues, Shadije […]

Me tensione në sallë, shpallen fajtor të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit” Foto: Ilustrim

Të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”, Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha dhe Rexhep Topllana, janë shpallur fajtorë për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe vepra të tjera.

Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nga kryetarja e trupit gjykues, Shadije Gërguri, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Avni Llumnica për veprën penale të hakmarrjes është dënuar me 3 vjet burg, për dhunim 1 vit, kurse për shkak të veprave terroriste 10 vjet burg, kurse më pas ndaj tij është shpallur dënim unik prej 12 vjetësh burgim. Atij do t’i llogaritet edhe koha në paraburgim dhe i konfiskohet vetura “BMW”, me targa te huaja.

Për vepra penale terroriste, Sadri Ramabaja është dënuar me 5 vjet burg, kurse për të njëjtën vepër penale, i akuzuari Ragip Sallova është dënuar me 4 vjet burg, ndërsa Rexhep Topllana është dënuar me 2 vjet.

Kurse, Murat Jashari për shkak të gjendjes së tij, është shqiptuar trajtim i detyrueshëm psikiatrik prej 10 vjetësh, si dhe i është konfiskuar arma.

Ndërkaq, Behxhet Luzha për mos lajmërim të veprës penale është dënuar me 2 vjet burg.

Halim Halimi dhe Bajrush Konjusha janë dënuar me nga 3 vjet burg. Përveç me burg, Konjusha është dënuar edhe me 300 euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Për të akuzuarit Sabit Berisha dhe Lirije Luzha refuzohet aktakuza, pasi që prokurori ka hequr dorë nga ndjekja penale.