Mbi 85 aksidente për 24 orë në Kosovë

Mbi 85 aksidente për 24 orë në Kosovë

Numri i aksidenteve gjatë këtyre ditëve sa shkon e rritet, duke u bazuar në raportet e Policisë së Kosovës, çdo ditë në vendin tonë ndodhin mbi 60 aksidente.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së mërkurë kanë ndodhur 85 aksidente, ku fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 28 aksidente ishin me të lënduar ndërsa 57 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1172 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Policia e Kosovës njoftoi se gjatë këtyre 24 orëve u arrestuan 23 arrestime, ku 18 persona u dërguan në mbajtje ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.

RAPORTO