Mbi 80 aksidente për 24 orë, lëndohen 32 persona

Mbi 80 aksidente për 24 orë, lëndohen 32 persona
Çlirim Gashi

02.08.2019 / Kronika

Policia  e Kosovës ka njoftuar për aksidentet, arrestimet e tiketat që i kanë shqiptuar gjatë 24 orëve.

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 84 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 32 aksidente ishin me të lënduar dhe 52 aksidente ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1444 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion, ndërsa sa i përket arrestimeve, Policia iu ka vënë pranga gjithsej 37 personave.

Policia e Kosovës njoftoi se pasi u arrestuan personat në fjalë, 22 persona u dërguan në mbajtje ndërsa dy persona janë në vuajtje të dënimit.

RAPORTO