Mbi 500 qytetarë u gjobitën për mos respektim të masave anti-covid

Edhe pse qeveria ka zbutur masat në kuadër të mbrojtjes kundër COVID-19, një gjë e tillë nuk po respektohet nga ana e qytetarëve, të paktën në bartjen e maskave dhe respektimit të distancës.

Kështu bënë të ditur raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës ku mbi 500 qytetarë janë gjobitur për mos respektim të ligjit anti-covid.

Policia e Kosovës raporton se gjatë ditë së shtune kishte 40 aksidente trafiku, 17 me të lënduar dhe 23 me dëme materiale.

848 tiketa trafiku u shqiptuan dje, 533 të tjerë u gjobitën për mos respektim të rregullave anti-Covid.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.