Mbi 500 gjoba në bazë të ligjit për COVID-19 brenda 24 ore

28.09.2020

Policia e Kosovës vazhdimisht po punon në bazë të ligjit COVID-19, duke gjobitur qytetarët të cilët nuk e zbatojnë këtë ligj. Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se brenda 24 ore në Kosovë janë gjobitur 532 qytetarë për mosrespektimin e ligjit COVID-19, i cili është ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës në mënyrë që të […]

Mbi 500 gjoba në bazë të ligjit për COVID-19 brenda 24 ore Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht po punon në bazë të ligjit COVID-19, duke gjobitur qytetarët të cilët nuk e zbatojnë këtë ligj.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se brenda 24 ore në Kosovë janë gjobitur 532 qytetarë për mosrespektimin e ligjit COVID-19, i cili është ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit, njofton SuharekaOnline.

Edhe pse javët e fundit numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë ka rënë dukshëm dhe Qeveria ka ndërmarrë disa vendime për lehtësimin e masave mbrojtëse por bartja e maskave në vende të caktuara është ende obligative.

Policia gjithashtu ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë shqiptuar 914 tiketa trafiku për ngasesit e pakujdesshëm të veturave.